BLIC.TV

Nga Australia Vjosa Osmani kërkonte që të mos qëndrohet në sallë kur votohej Hashim Thaci

03/26/2021 20:51
nga:M K

Kreu i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi është i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, prodhim i portalit GazetaBlic.

Gashi i LDK-së shpalosi një detaj interesant kur Hashim Thaçi u zgjodh president, përcjell GazetaBlic.

Ai konfirmoi se në ditën e zgjedhjes president të ish-kreut të PDK-së, Hashim Thaçit, Vjosa Osmani ka qenë në Australi.

“Vjosa Osmani këtë diskurs e ka krijuar për pesë vite me radhë. Madje, në ditën kur Hashim Thaçi është zgjedhur president, ajo ishte në Australi. Na dërgonte letra nga atje që mos t’ia bëjmë kuorumin Thaçit.

Por, në fakt nuk kishim opsion tjetër. O të shkojmë në zgjedhje, o të qëndrojmë në sallë për kuorum”, tha mes tjerash Gashi.