Uncategorized

Nga 19 raste në Prizren, 12 janë zyrtarë të Policisë që u prekën me koronavirus gjatë ditës së sotme

05/22/2020 21:41
nga:A. R.

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë, ka mësuar KOHA.

Të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policorë në këtë komunë, ndërsa testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën. Krejt kjo, pasi një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë.

Të premten në nivel vendi u regjistruan 21 raste të reja me koronavirus. 19 ishin në Prizren e dy në Suharekë.

LAJMI I FUNDIT: 21 raste të reja me koronavirus