Nga 1 Tetori, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë.
Këtë e konfirmuan kryeministri Kurti e ministrja Nagavci në një konferencë të përbashkët për media, përcjell GazetaBlic.
Ata e publikuan vendimin e ri, duke thënë se po e plotësojnë edhe njërin prej premtimeve të tyre të kahmotshme.
“Po plotësohet edhe një tjetër premtim i yni nga programi për arsimin e lartë”, tha ndër të tjera Kurti.
Në anën tjetër Nagavci tha se kjo do t’ua lehtësojë edhe më shumë punën studentëve të ardhshëm, duke filluar nga data 1 e muajit të ardhshëm.
/GazetaBlic/