Lajme

Neziri: Deklarata e Kurtit për gjuhën shqipe në RMV, ‘infuzion’ politik për koalicionin VLEN!

11/19/2024 11:34
nga:Y I

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur edhe për gjuhën shqipe në ketë shtet.

Kurti kur ësht pyetur nga mediat lidhur me mundësinë e shfuqizimit të disa neneve të Ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut ka thënë se nuk ka ligj të veçantë për përdorimin e gjuhës shqipe në këtë shtet.

“Së pari me çfarë kam kuptuar unë kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Pasi tri dispozita të ligjit për përdorimin e gjuhëve janë dërguar te Komisioni i Venecias, dhe këto tri dispozita paradoksalisht nuk janë vu në jetë nuk janë zbatuar në të kaluarën dhe tash i përket Kushtetueses që ta vlerësoj. Por dua ta theksoj një gjë, në Maqedoni të Veriut nuk ka ligj për përdorimin e Gjuhës Shqipe dhe nuk ka pasur as në të kaluarën”, është shprehur Kurti raporton “Gazeta Blic”.

Në lidhje me këtë deklaratë të kryeministrit Kurti ka folur për “Gazeta Blic” gazetari nga Maqedonia e Veriut, Xhelal Neziri.

Neziri tha se Kurti njihet si krijues i koalicionit VLEN, të njëjtit po përballen me një opozitarizëm të fuqishëm të BDI-së për çështjen e gjuhës, dhe se një deklaratë e tillë është si një ‘infuzion’ politik për të rimarrë veten.

“Kurti njihet si krijues i koalicionit VLEN, i cili tash është pjesë e pushtetit në Shkup. Në kohën kur VLEN përballet me një opozitarizëm të fuqishëm të BDI-së së Ahmetit, e që lidhet paralajmërimit të shfuqizimit të disa neneve të Ligjit të gjuhëve dhe të volumit të përdorimit zyrtar të shqipes, me këtë deklaratë Kurti sikur dëshiron t’i japë një infuzion politik për të rimarrë veten si koalicion” tha Neziri për “Gazeta Blic’.

Ai tutuje potencoi se nuk ekziston ligji për gjuhën shqipe por Ligji për përdorimin e gjuhëve.

“E vërteta është se nuk ekziston ligj për gjuhën shqipe, por Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2017, ka avancuar në maksimum përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoninë e Veriut. Përveç kësaj, deklarata e Kurtit është një përgjigje ndaj thirrjes së Ahmetit që të ngrihet zëri ndaj tendencave për ngushtimin e shqipes zyrtare, një temë bosht e opozitarizmit të BDI-së” tha Neziri në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Kurti: S’po rrezikohet gjuha shqipe në Maqedoni të Veriut, pasi s’ka qenë kurrë gjuhë zyrtare