Lajme

Nezir Kraki: Veç një i çmendur thotë se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër

07/14/2019 14:45
nga:Y I

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki, ka thënë  se vetëm një i çmendur mund të thotë se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër.


Kraki është përfshirë në debatin që është bërë së fundi rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se luftën e pastër të UÇK’së e dinë gjithë bota.

Postimi i plotë:

O trima!

LUFTA E UÇK-së KA QENË E PASTËR SI QËLLIM DHE SI IDEAL. Prandaj është kuptu nga bota dhe nga populli.

Veç një i çmendur mund ta thotë të kundërten.

Tash, sa shetisni me pushkë n’dorë nga portali në portal duke sha, ofendu e kërcenu, më mire lexoni 5 rreshtat e parë të shkrimit që e kritikoni.NUK ka njollosje të UÇK-së nese thuhet se brenda saj ka pasë marrëzi e çorodi që kanë çu deri në vëllavrasje.

Siç e pata thënë ne vitin 2015 kur Begu me shokë ranë në kurthin e tradhëtisë (nga shqipfolës), kontributi dhe trimeria e secilit në luftë duhet të pranohet pavarësisht kush janë ata sot.POR, duhet edhe të pranohet fakti se çoroditja e disa trimave pas luftës i ka shkaktu dëm tragjik Kosovës. Krahas ish-trimave janë fuqizu edhe shumë mercenarë e sekserë që kurre pushkë as luftë me sy s’kanë pa.

Duhet poashtu të pranohet, se edhe gjatë luftës disa kanë pasë plane e axhenda tjera për të cilat luftetari i sinqertë e trim nuk ka pasë dijeni.

Sa për sqarim dhe korrektësi, unë personalisht kam respekt të pafund për secilin shqiptar apo familje shqiptare që ka dhene mund, djerse e jetë për çeshtjen tonë. Jam rritë nen terror partiak e policor atëherë kur plot nga ju s’e keni ditë as çka është çeshtja kombëtare. Me vite mengjesin e kemi nis me uniformen e Milicisë te dera.

E kam mbrojtë luftën e drejtë dhe hiç me larg se para një muaji në konferencë shkencore këtu n’Paris kam debatu dhe e kam kudërshtu një prof belg pikërisht në këtë temë. Jo n’çajtore e n’terrasa me makiato, as n’komente me urrejtje.

Kështuqë, dashamirësisht, mbane veten e mos e hapni gojen pa e lexu të paktën nje shkrim me 5 rreshta. Mos u bazoni veç në tituj e me dal n’gjah me pre koka se i ka vdek nana asaj kohe. Nëse keni përfitu status veterani ose diçka pa e meritu ju kuptoj por nëse vërtetë jeni argatë të çeshtjes kombetare atëherë edhe ju duhet t’i denonconi çoroditë e pasluftës sepse shkaku i tyre s’keni as dorëza sterile në spitale e mos të flas për gjëra tjera.

Shikojeni jetën tuaj dhe mendoni kush eshte fajtor për ate gjendje. Kaq e thjeshte eshte kjo punë.

Tekefundit, s’ka trimni ma t’madhe se me ia ditë hallin vetes.