Sporti

Neymarin nuk po e “zë vendi” te PSG, francezët duan Manen si zëvendësues

12/10/2019 08:27
nga:Lorik J

Po luan sezonin e fundit në Francë

Neymar Junior me shumë mundësi do të largohet nga ‘Parc des Princes’ në verën e vitit 2020, pas gjithçkaje që ndodhi në vitin që po lëmë pas, 2019.

Sido që të jetë, PSG tashmë ka nisur të mendojë për jetën pas Neymar.

Kampioni i Francës është hedhur në sulm për Sadio Mane.

Në Paris mendojnë se sulmuesi i Liverpoolit është ideali për të marrë numrin 10 dhe për të zënë vendin e Neymar, ky i fundit mund të kthehet në Bracelonë, raporton France Football.

Mane është pjesë e Liverpoolit që nga viti 2016.

Ai ka bërë 144 paraqitje, ka shënuar 72 gola dhe ka fituar trofeun më të rëndësishëm për klube, Ligen e Kampionëve.