Sporti

Neymari synon kontratë të re me PSG-në

10/20/2020 10:43
nga:M K

Vitin e kaluar ishte shumë afër largimit nga kryeqyteti francez, por duket se gjërat kanë ndryshuar.

Sipas së përditshmes “Le Parisien”, futbollisti ka vendosur të qëndrojë në “Parkun e Princave” dhe së është mërzitur pse deri tani klubi nuk ka filluar bisedimet për rinovim të kontratës, përcjell GazetaBlic.

Kontrata në fjalë e lojtarit skadon verën e vitit 2022, ndërsa negociatat për vazhdimin ose jo të saj, ende nuk kanë nisur.

Sipas medias në fjalë, 28 vjeçari, përkundër faktit se ishte shumë pranë kalimit në Barcelonë, aty ku do të ritakohej me shokun e tij të vjetër, Lionel Messin, ka ndërruar mendje.

Ai e sheh veten si pjesë të projektit të PSG-së, andaj mbetet të shihet javëve apo muajve në vijim nëse do të ketë diçka më konkrete rreth këtij operacioni.

/GazetaBlic/

12/15/2020 14:06

Pësoi lëndim të tmerrshëm ndaj Lyonit, ja kur do rikthehet Neymar