Neymari ka treguar një paraqitje fenomenale në takimin e mbrëmshëm çerekfinal përballë Atalantës, ku hiq rastin e minutave të para që nuk arriti të realizojë, gjithçka tjetër që tregoi ishte e jashtëzakonshme.
Madje, ai asistoi te goli i barazimit në minutën e 90’të, para se Choupo-Moting në shtesë t’i dërgojë parisienët në delirium, përcjell GazetaBlic.
Ndërkaq, paraqitja e mirë e brazilianit 28 vjeçar, ka ndikuar që të barazojë rekordin e Messit që e mbante nga viti 2008.
Bëhet fjalë për numrin e driblimeve. Përfaqësuesi i “Seleçao” dje regjistroi 16 të tillë, saktësisht pas 12 vite, kur Messi në prill të vitit 2008 i arrinte ndaj Manchester United.
16 – Neymar completed 16 dribbles against Atalanta tonight, the most by a player in a single Champions League match since Lionel Messi v Manchester United in April 2008. Twist. #ATAPSG pic.twitter.com/WpT1ONRZVV
— OptaJoe (@OptaJoe) August 12, 2020
/GazetaBlic/