Sporti

Neymari dhe Barcelona në gjyq, arsyeja ’26 mln euro’

09/04/2019 19:37
nga:M K

Më 27 shtator të këtij viti Barcelona duhet të paraqitet në një gjyq në qytetin e tyre, në orën 10 të paradites.

Neymar ka ngritur padi ndaj ish-klubit të tij, sepse në vitin 2016 nuk i janë paguar 26 milionë euro dhe 10% të interesit të tyre, për faktin se sulmuesi brazilian u largua për tek PSG.

Ndërkohë klubi katalanas kërkon 75 mln euro për prishje të njëanshme të kontratës nga lojtari.

Ky gjyq është shtyrë në dy raste të mëparshme dhe tani gjykata ka caktuar një datë tjetër, që palët të paraqiten, por me gjasë edhe ky do të shtyhet.

Kjo mosmarrëveshje mes klubit spanjoll dhe Neymar u planifikua të sheshohej nëse ai do të rikthehej në “Camp Nou”, gjë që nuk ndodhi në këtë merkato vere dhe 27-vjeçari nuk e ka tërhequr akuzën e ngritur ndaj ish-klubit të tij.

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve