Sporti

Neymar: Ta fitosh Ligën e Kampionëve është speciale, ta fitosh atë me PSG-në, është historike

08/22/2020 23:07
nga:M K

PSG asnjëherë më parë nuk ka qenë më afër ta fitojë Ligën e Kampionëve sesa këtë edicion.

Parisienët për herë të parë në histori të kësaj gare kanë arritur në finale, derisa kanë shansin ta fitojnë këtë trofe, nëse nesër me fillim nga ora 21:00 e mposhtin Bayernin, përcjell GazetaBlic.

Në vigjilie të kësaj sfide ka folur edhe ylli i francezëve, Neymar.

Braziliani e ka fituar më herët këtë çmim, sa ishte pjesë e Barcelonës, por e pranon se do të ishte një ndjenjë tjetër nëse këtë do ta bënte me kampionin e Francës.

“Triumfi në Ligën e Kampionëve është diçka speciale, por fitimi i saj me PSG-në do të thotë të krijosh histori. Ne asnjëherë s’kemi qenë më afër se kaq, por duhet të ruajmë përqendrimin dhe të jemi në më të mirën tonë.

Ndeshja e nesërme kundër Bayernit do të jetë një provë shumë e rëndësishme për ne, andaj duhet të jemi më se të përgatitur për këtë”, tha ndër të tjera 28 vjeçari.

/GazetaBlic/

11/14/2020 10:01

Konfirmohet mungesa e gjatë e Neymarit, ja kur pritet t’u rikthehet fushave të blerta