Sporti

Neymar refuzon ofertën prej 100 milionë eurosh në sezon nga PSG’ja, kërkon rikthimin në Barcelonë

05/05/2020 08:14
nga:M K

50 milionë fiton aktualisht, por duket se për Neymarin paga s’është aq e rëndësishme sa rikthimi në “Camp Nou”.

Madje, braziliani do të fitonte hiç më pak se 500 milionë euro për vitet e ardhshme nëse do të rinovonte ashtu siç kërkoi klubi parisien, përcjell GazetaBlic.

Drejtuesit e kampionit francez i kanë ofruar rinovim kontrate për pesë vite të tjera, por që përfaqësuesi i “Seleçao” e ka refuzuar kategorikisht.

Paga e tij momentalisht është e ndarë mes PSG’së dhe bankës së Katarit, e cila e përdor atë për spote reklamash.

28 vjeçari nuk e sheh veten edhe për pesë vite të tjera në “Parkun e Princave”, andaj edhe e ka refuzuar, përkundër faktit se me rikthim në “Camp Nou” nuk do të mund të fitojë më shumë se 20 milionë në vit.

Ndërkaq, Barcelona për ta bërë ëndrrën e rikthimit të tij realitet, duhet të debitojë në arkat e kryeqytetasve plotë 180 milionë euro, afro 42 milionë sosh më pak sesa pagoi PSG për transferimin e tij në vitin 2017, që edhe më tutje e mban primatin si më i shtrenjti në histori.

/GazetaBlic/

06/03/2020 13:58

PSG vendos çmimin e Neymarit