Emocionet e Ligës së Kampionëve vazhdojnë edhe sonte.
Pas dy super përballjeve mbrëmjen e kaluar, sonte në program janë edhe dy ndeshje të tjera fantastike, shkruan GazetaBlic.
Bayern Munich e pret PSG në “Allianz Arena”. Pritet një super ndeshje në mes dy skuadrave që ishin finaliste në edicionin e kaluar të këtij kompeticioni.
Skuadra e Hansi Flick kishte triumfuar duke e fituar një edicion shumë interesant, që u zhvillua në kushte të jashtëzakonshme pandemike.
PSG do të synojë që në krye me Mauricio Pochettinon të kalojë tutje, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë ndaj një gjigantit gjerman.
Para kësaj ndeshje Neymar ka postuar një foto ku shfaqet tatuazha e tij në këmbë.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se sa i fiksuar jam për të fituar” shkruhet në të.
Kujotjmë që Neymar është shumë afër rinovimit të kontratës së re me skuadrën e PSG.
/GazetaBlic/


