Showtime

Neymar në poza të nxehta me të dashurën, frymëzohen nga “Fifty Shades of Gray”

05/17/2018 11:43
nga:L I

Neymar është një nga futbollistët më të nxehtë në botën e futbollit.

Pra, super ylli që i kushtoi Paris Saint-Germainit rreth 222 milionë euro është bërë imazh i zinxhirit të kompanisë së modës C&A.

Braziliani ka bërë një foto sesion së bashku me të dashurën, Bruna Marquezinen, teksa dyshja shihet duke marrë poza pa të brendshme.

Neymar dhe Bruna Marquezine
Neymar dhe Bruna Marquezine

Ata mund të shihen duke u puthur ndërsa nuk janë në gjendje të mbajnë larg duart nga njëri-tjetri.

Seti fotografik bardhezi është frymëzuar nga romani erotik dhe filmi “Fifty Shades of Gray”.

Bruna Marquezine

Kujtojmë se 26-vjeçari është njoftuar me 22-vjeçaren në një ndejë me rastin e karnavaleve në Rio de Janeiro në vitin 2012.

Ndryshe, Neymar pritet të jetë me kombëtaren braziliane në botërorin Rusia 2018 ndërsa spekulohet se do të trasnferohet te Real Madridi.

08/18/2018 15:27

Vazhdon telenovela “Neymar”, Florentino Perez hap “kthetrat”