Sporti

Neymar në Barcelonë, Griezmann në PSG

04/01/2020 19:43
nga:M K

U largua para tre vitesh nga Barcelona, por duket se ëndërron që të rikthehet edhe njëherë te miqtë e tij të ngushtë, Messi e Suarez.

Neymar Jr sipas të gjitha gjasave do të largohet nga “Parku i Princave”, menjëherë pasi të përfundojë ky sezon, përcjell GazetaBlic.

Mediat katalunase konfirmojnë se braziliani mbetet një nga dy synimet kryesore të Barças, bashkë me futbollistin e Interit, Lautaro Martinez.

Duke parë krizën e koronavirusit dhe rëndësinë e financave, Blaugrana po mendon që në paketën e ofertës për Neymar, ta përfshijë edhe francezin Antoine Griezzman.

Ky i fundit nuk arriti që as për së afërmi të jetë futbollisti i dikurshëm i Atletio Madridit, ndërsa një largim nga “Camp Nou”, mbase do t’i bënte mirë për t’u rikthyer në formën e dikurshme.

PSG kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë 28 vjeçarin e “Seleçao”, megjithatë me përfshirjen e përfaqësuesit francez çmimi do të reduktohej.

/GazetaBlic/