Euro2024

Neymar: Lojtari kryesor i Brazilit? Padiskutim që është Rodrygo, nuk mund të them emrin e Vinicius

06/25/2024 15:48
nga:Mergim Rreci

Neymar Junior nuk është pjesë e kombëtares së Brazilit në “Copa Amerika 2024” për shkak të një dëmtimi të rëndë që prej muajsh e ka mbajtur larg fushës së blertë, megjithatë në një intervistë të dhënë së fundmi sulmuesi i Al-Hilal ka komentuar skuadrën e vendit të tij.

Sipas tij lojtari më i rëndësishëm në ekipin aktual të Brazilit është talenti që luan për Real Madrid, Rodrygo.

“Lojtari kryesor për Brazilin? Për mua është Rodrygo, sepse Vini (Vinicius) do të luajë si gjithmonë mirë, por unë mendoj se Rodrygo është shumë ndryshe. Ai është një yll dhe fanella me numrin 10 do t’i sjellë atij shumë fat”-u shpreh Neymar.