Sporti

Neymar flet për dëmtimin e tij të radhës: Më kishin paralajmëruar mjekët

11/05/2024 12:20
nga:Lorik J

Ylli i madh i Al Hilal – Neymar, ka shpjeguar se si është gjendja e tij me një tjetër lëndim që ka marrë.

Braziliani hyri në lojë në minutën e 58-të të fitores 3-0 ndaj Esteghlal-it të Iranit në Ligën e Kampionëve të Azisë, por u detyrua të largohej 29 minuta më vonë në minutën e 87-të.

“Ndihet si një ngërç, por shumë i fortë. Do të bëj disa testime dhe shpresoj se nuk është asgjë serioze. Është normale që kjo të ndodhë pas 1 viti, tashmë më kanë paralajmëruar mjekët. Duhet të jem i kujdesshëm dhe të luaj më shumë minuta”, ka shpjeguar Neymar, i cili sapo është rikthyer nga një dëmtim shumë i rëndë.

/GazetaBlic Sport