Sporti

Neymar flet pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij

08/09/2019 19:19
nga:M K

Tashmë gjithçka po shkon drejt fundit.

Prokuroria braziliane ka ngritur aktakuzë ndaj futbollistit të PSG-së, Neymar, i cili po përballet lidhur me akuzat për përdhunim të modeles Najila Trindade, shkruan GazetaBlic.

Pas ngritjes së aktakuzës, lojtari brazilian u prononcua për mediat, teksa shtoi faktin se e konsideron veten të pafajshëm:

”Ky do të jetë një kapitull që nuk do ta harroj në jetën time për shumë arsye, kryesorja është dëmi që ata më shkaktuan mua dhe familjes time. Unë do të jem i sinqertë dhe nuk do të them që jam i lumtur, por i lehtësuar.

Le të jetë fillimi jo vetëm për mua, por për të gjithë ata që kanë vuajtur këtë lloj akuzash të rreme për secilën grua që me të vërtetë është viktimë e këtij akti. Dëshira ime është që të jeni të fortë, të luftoni dhe të merrni gjithçka që meritoni! Faleminderit Zotit për gjithçka, gjithmonë: përfundoi ai.

/GazetaBlic/

11/20/2019 13:50

Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt