Sporti

Neymar: Do të jap jetën në fushë për PSG-në

09/29/2019 12:10
nga:M K

Neymar ka deklaraur se do të japë jetën në fushë për PSG-në.

Brazilani ishte gjatë verës i përfolur në media se do t’i bashkohej Barcelonës por nuk ndodhi.

Tashmë kjo ka kaluar dhe sulmuesi mendon të japë më të mirën e tij te klubi francez.

“Unë jam këtu për të ndihmuar PSG, për të përmbushur rolin tim si lojtar i këtij klubi,” tha ai. “Unë do ta jap jetën time në fushë për të sjellë sukses në PSG dhe festojmë së bashku.”

Ai shtoi: “Marrëdhënia ime me fansat është si ajo me të dashurën tuaj.

Kur nuk jeni mirë, ju rrini pa folur. Por atëherë, me aq shumë dashuri dhe mallkim, gjithçka do të kthehet në normalitet.

10/30/2019 17:23

​Alves: Neymar ka ndjeshmërinë e fëmijëve