Sporti

Neymar arrin marrëveshje me Barcelonën, tashmë problemi mbetet vetëm tek PSG

06/25/2019 11:36
nga:Lorik J

Barcelona ka një marrëveshje verbale me futbollistin e PSG-së, Neymar.

Braziliani po kërkon një rikthim në Camp Nou dhe ai është i gatshëm të pranojë një pagë shumë më të ulët që të realizojë këtë transferim, përcjell GazetaBlic.

Sipas burimeve të SPORT, Neymar ka rënë dakord për kushtet personale me Barçën.

Nëse arrihet një marrëveshje mes dy klubeve, Neymar do të fitonte pothuajse 50% më pak se sa fiton tani në Francë.

Kontrata e tij me klubin francez është 3,069,520 euro në muaj, rreth 100,000 euro në ditë. Ai është futbollisti i dytë më i paguar në botë pas Lionel Messi.

Neymar do të fitojë rreth 24 milionë euro për sezon, që është pagë e ngjashme me atë që kishte më herët në Barçë. Për brazilianin dhe agjentin e tij, prioritet është rikthimi në mesin e lojtarëve më të mirë në botë.

Neymarit iu është ofruar një kontratë pesëvjeçare në klubin e Ernesto Valverdes.

/GazetaBlic/