Cult

“Next Level” prezanton DJ dhe producenten e njohur Molly nga Parisi, për ditën e gruas

02/20/2020 13:05
nga:L I

Pas një pauze, ‘Next Level’ rikthehet me eventet e muzikës elektronike për vitin 2020.

Këtë vit do të këtë si gjithnjë muzikë kualitative nga Evropa dhe Bota.

Kësaj radhe ‘Next Level’ prezanton edicionin Nuit Des Femmes, që nga frëngjishtja i bie festa e ditës së gruas.

Të shtunën më 7 mars vjen DJ dhe producentja e njohur nga Parisi, Molly, në Teatrin Oda duke filluar nga ora 23:00.

Përpos Mollyt, programit i bashkëngjitet Nemax nga Beogradi dhe Gemza nga Prishtina, tashmë një DJ e e njohur për publikun tonë.

Biletat tashmë kanë dalë në shitje tek Rave Travel ku në parashitje janë shtatë (7) euro si dhe në faqen online www.rave-travel.com, ndërsa tek dera do të jenë dhjetë (10) euro.

Për më shumë informacion kontaktoni Rave Travel.