Lajme

Nexhmedin Spahiu komenton pjesëmarrjen e Kurtit e Osmanit në Mynih: Nuk u takon atyre të merren me Rusinë

02/21/2022 14:22
nga:Donika Fetahu

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit Kurti dhe presidentës Osmani në konferencën e Sigurisë në Mynih.

Ai u shpreh se liderëve kosovarë nuk u takon të merren me Rusinë, raporton GazetaBlic.

Sipas tij, është “shumë prepotente dhe naive ta bësh atë çfarë po bëjnë liderët kosovarë në këtë drejtim dhe qesharake kuptohet”.

“Mirë që kanë marrë pjesë. Po nuk u takon liderëve kosovarë me u marrë me Rusinë. Është shumë prepotente dhe naive ta bësh atë çfarë po bëjnë liderët kosovarë në këtë drejtim dhe qesharake kuptohet”, u shpreh Spahiu.

Ndryshe, Osmani e Kurti kanë pasur takime të shumta gjatë kësaj konference, e cila u zhvillua për disa ditë radhazi.

Kryeministri Kurti është lavdëruar për takimet e shumta që kishte në Munih.

Postimi i plotë i Kurtit:

17 takime për dy ditë e gjysmë, Albin Kurti tregon me kë u takuan e çka biseduan në Mynih – nuk shihet asnjë zyrtar i lartë nga SHBA