Sporti

Newcastle ofron 80 milionë euro për Coutinhon

05/08/2020 16:20
nga:M K

Largimi nga Camp Nou është më se i sigurtë, por ende mbetet në mëdyshje destinacioni i radhës për të.

Sipas mediave në Spanjë, Newcastle, që pritet të ndryshojë pronar, është e gatshme të ofrojë deri 80 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e brazilianit, përcjell GazetaBlic.

Ish-anëtari i Liverpoolit që dy vitet e fundit i kaloi i huazuar te Bayerni, duket se po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në Angli, ndërsa vazhdon të jetë i lidhur me disa skuadra nga ishulli.

Manchester United, Chelsea, Leicester e Everton janë emrat e lakuar për një zbarkim të mundshëm të Coutinhos, por “Mundo Deportivo” shkruan se së fundit edhe “Laraskat” kanë hyrë seriozisht në garë për të.

/GazetaBlic/

05/15/2020 21:12

S’ka oferta për Coutinhon