Kanë pronarët më të pasur në planet, mirëpo “Bardhezinjtë” e Newcastle, nuk mund të shpëtojnë rregullave të forta të UEFA-s. “Fair-Play Financiar” ka kapur edhe “gjigantët” anglezë, me këta të fundit, që janë të detyruar të shesin, një nga “yjet” e skuadrës për shkak të “borxheve”.
Ndër të sakrifikuarit e skuadrës së teknikut, Eddi Howe pritet të jetë mesfushori brazilian, Bruno Guimaraes, me këtë të fundit, i cili që prej transferimit nga francezët e Lyon është rikthyer në një “gur themeli”, në mesfushën e Newcastle dhe jo vetëm pasi konsiderohet, një nga më të mirët e kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Sipas specialistëve të merkatos, kartoni i 26-vjeçarit vlerësohet në 85 milionë euro, mirëpo kartoni i tij mund të kushtojë edhe më shumë, teksa deri më tani të vetmit, që interesohen, dhe janë të gjendje të përballojnë këtë çmim, janë “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain, me teknikun, Luis Enrique që është i “mahnitur” nga “ylli” brazilian.