Sporti

Newcastle ka gjetur zëvendësuesin e Isakut

07/28/2025 13:07
nga:Lorik J

Newcastle United është afër përfundimit të transferimit të Benjamin Sesko nga RB Leipzig.

Sipas Nicolo Schiras, klubi anglez tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me lojtarin slloven.

Sipas mediave angleze, transferimi është arritur tashmë dhe 22-vjeçari pritet t’i nënshtrohet vizitave mjekësore së shpejti.

Newcastle pritet të paguajë rreth 70-80 milionë euro për Sesko-n, plus bonuse shtesë prej 5-10 milionë eurosh.

/GazetaBlic Sport