Sporti

Newcastle futet në garë për talentin anglez, rivalizon Liverpoolin dhe Real Madridin

02/04/2023 09:35
nga:E K

Newcastle po zhvillon një sezon fantastik në Premier League dhe jo vetëm, pasi “qymyrxhinjtë” kanë prekur edhe finalen e EFL Cup.

Drejtuesit prej kohësh kanë nisur ndërtimin e një skuadre që premton shumë, ndërsa objektivi është faza e grupeve në Champions League.

Asgjë nuk duket rastësi apo kalimtare, pasi Newcastle së fundmi është futur në garë për shërbimet e Jude Bellingham, objektivi primar i Real Madrid dhe jo vetëm.

Anglezi tani është në “udhëkryq”, pasi ka disa oferta dhe gjithashtu edhe nga Dortmund që i ka ofruar rinovimin me kushte shumë të larta financiare.

Newcastle tani është një “superfuqi” dhe aktivizimi i tyre në këtë garë e bënë akoma edhe më interesante verën dhe të ardhmen e Bellingham.