Sporti

Nevoja për futbollistë të rinj? Koeman “peshkon” në Barcelona B…

09/11/2020 21:52
nga:M K

Trajneri i ri i Barcelonës me siguri se ka nevojë për futbollistë të rinj.

Përkundër se drejtuesit e klubit janë goxha aktivë në tregun e transferimeve, ai po mendon edhe për “peshkim” te ekipi B i Barças, përcjell GazetaBlic.

Kjo u pa sot, ku ai kishte shkuar për ta përcjellur ndeshjen miqësore, mes Barcelonës B dhe Ciutat Esportiva.

Barcelona, ka ndjekur një politikë ku gjithmonë u ka dhënë hapësirë futbollistëve të rinj, e kështu pritet të ndodhë edhe edicionin e ri.

Kujtojmë, aktualisht Ansu Fati është ai që po shkëlqen, ku në moshën 17 vjeçare, veçse ka krijuar vend në formacionin e parë të njërit prej klubeve më me nam në botë.

/GazetaBlic/

10/24/2020 15:02

Formacionet zyrtare: Barcelona – Real Madrid