Cult

Netflix refuzon të respektojë rregullat e reja ruse mes krizës në Ukrainë

03/01/2022 08:52
nga:G C

Gjiganti amerikan i transmetimit, Netflix, i është përgjigjur krizës së vazhdueshme në Ukrainë duke thënë se nuk do të pajtohet me rregullat e reja ruse për të transmetuar 20 kanale të mbështetura nga shteti.

Netflix do t’i nënshtrohej një sërë detyrimesh të reja në Rusi më 1 mars, pasi u shtua në një regjistër të “shërbimeve audiovizuale”, të vendosura nga rregullatori shtetëror rus i tregut të telekomunikacionit, Roskomnadzor.

Detyrimet nënkuptojnë se Netflix do të duhej të transmetonte 20 stacione televizive federale ruse, duke përfshirë ato si Channel One, NTV dhe një kanal të drejtuar nga Kisha Ortodokse Ruse, Spas.

“Duke pasur parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi plane t’i shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, tha një zëdhënës i Netflix të hënën në mbrëmje.

Në lidhje me sulmet ruse ndaj Ukrainës të shumta kanë qenë reagimet që u bënë në rrjete sociale nga të famshmit anë e mbanë botës.

Shumë prej tyre kontribuuan në fonde për t’i ndalë në ndihmë popullit ukrainas.