Lajme

Nesër vendoset billbordi dhe 1432 pemë për çdo fëmijë të vrarë gjatë luftës në Kosovë

11/19/2019 22:46
nga:B. D

Nesër do të vendoset billbordi dhe 1432 pemë për çdo fëmijë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë.

Nesër, (me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve), në shenjë kujtimi të përjetshëm të 1432 fëmijëvë tanë martirë, të vrarë e të masakruar nga Serbia fashiste, në periudhën e viteve 1981 -1999, do të përurohet Bill – Bordi (me pamje të Obeliskut)me dimensione 3 metra të gjerë e 4 metra të gjatë, i cili do të vendoset në hapësirën reklamuese përballë Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ të Prishtinës, në shenjë simbolike, për ta njoftuar opinionin publik se, mu në atë vend do të ngritet Kompleksi Memorial në formë OBELISKU, i gjatë 30 metra dhe i gjerë 20 metra, në një sipërfaqe prej Një hektarësh, ku do të mbillen 1432 pemë të tipit “poni” japonez, dhe në secilën pemë do të jetë nga një emër i fëmiut të vrarë, data e lindjes dhe e vrasjes së tij.

Ky Kompleks Memorial, sipas dizajnuesit Prof.dr.Rrezeart Galica – do ta ketë pamjen e nje mini- parku nacional, në të cilin do të mbillen lule të freskëta në të katër stinët e vitit, do të ketë pushimore dhe vendparkim për veturat e vizitorëve.

03/05/2020 21:49

Bekim Jashari rrëfen bisedën e fundit me babain Hamzën: Kur të luftojë unë jo shtatë gazeta por e gjithë bota do ta merr vesh