Sporti

Nesër super-derbi Ylli – Rahoveci, kë favorizojnë statistikat

02/01/2020 09:25
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 17:00 zhvillohet derbi i javës së 24’të në Superligën e Kosovës në basketboll, ku do të përballen Ylli edhe Rahoveci.

Vreshtarët momentalisht kryesojnë renditjen tabelare, andaj edhe nesër do të marrin rrugë drejt “13 Qershorit” me të vetmin synim fitoren, shkruan GazetaBlic.

Në përballjet direkte në Suharekë, “bardhë e kaltërit” nga “Mizahir Isma” kanë bilanc pozitiv, duke fituar 7 nga 9 takime.

Këto statistika i ka publikuar KB Rahoveci përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Më poshtë postimi i plotë:

/GazetaBlic/

03/10/2020 07:56

Rahoveci përforcon radhët e veta, zyrtarizon transferin e ri