Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Blic.
Aty do të diskutohen 13 pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
10. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.


