Showtime

Nesër publikohet bashkëpunimi i ri i Argjentina Ramosajt dhe Vig Poppas

03/14/2018 13:52
nga:FL.B

Këngëtarja, Argjentina Ramosaj dhe reperi Vig Poppa janë bërë bashkë për projektin e tyre të radhës.

Nesër (e mërkurë) ata do të publikojnë këngën e tyre më të re, e cila është punuar nga Cekic.

Lajmin për këtë e kanë bërë të ditur vet dyshja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Fotoja në fjalë është realizuar në xhirimet e klipit, i cili do të jetë gjithashtu shumë interesant.

Dyshja nuk kanë preferuar të bëjnë të ditur titullin e projektit, duke dashur ta mbajnë befasi për publikun.

Klipi do të publikohet në orën 17:00 në kanalin zyrtar të reperit Vig Poppa në YouTube. /Telegrafi

09/04/2018 17:21

Argjentina Ramosaj vjen me poza joshëse nga pushimet