Lajme

Nesër priten reshje bore mbi vendin tonë

10/17/2020 19:27
nga:Y I

Dita e fundit e kësaj jave pritet të sjellë ulje të temperaturave në vend.

Sipas Prishtina Weather, kjo e diel do të jetë më e freskët derisa në viset malore mund të ketë edhe reshje bore.

Temperatura minimale pritet të shënojnë 6 gradë celsius derisa ato maksimale mund të arrijnë deri në 12 gradë celsius.

“Të dielën më freskët, vranësira të shpërndara, pasdite mundësi për riga lokale shiu, viseve malore mbi 1500m mundësi për ndonjë rrebesh bore. Java e ardhshme kryesisht kthjellët dhe me diell, pa të reshura. Në fillim të javës orëve të mëngjesit ftohtë, viseve të ulëta mundësi për mjegull dhe ngrica. Në pjesën e dytë të javës më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 20C.’, thuhet në njoftimin e Prishtina Weather.

Njoftimi i plotë: