Lajme

Paralajmërohet për nesër tërheqja e shortit për zgjedhjet në Veri

04/29/2019 16:41
nga:A. R.

Zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë pritet të mbahen së shpejti, të cilat do të mbahen me simbole të shtetit të Kosovës, shkruan GazetaBlic.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka paralajmëruar tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve të subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunave veriore.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, e ka bërë publike lajmin, i cili përfshinë 4 komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Ju njoftoj se nesër (e martë, 30 prill, ora 11:00) do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletevotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.” thotë lajmërimi i Elezit./GazetaBlic/

11/14/2019 17:21

Rinumërimi i rreth 90 për qind të vendvotimeve dëmton procesin zgjedhor