Sporti

Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”

12/10/2025 19:09
nga:Mergim Rreci

Të enjten, më 11 dhjetor, do të vendoset gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e KF Llapit.

Në ceremoninë zyrtare do të marrin pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Ky projekt i rëndësishëm shënon një hap të madh drejt modernizimit të infrastrukturës së stadiumit, duke krijuar kushte më të mira për lojtarët, tifozët dhe ndeshjet që zhvillohen në Podujevë.