Rivaliteti i tyre ishte në kulm kur ishin trajnerë të gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid.
Guardiola dhe Mourinho padiskutim se bëhen gjithmonë pjesë e ballinave të mediave botërore të futbollit dhe jo vetëm, për shkak të të bëmave të tyre dhe reputaconit që kanë krijuar në botën e trajnerllëkut, përcjell GazetaBlic.
Shpeshherë, diskutimet e thumbimet në konferencat për media bëhen virale, teksa konfrontimet brenda fushës së blertë janë pjesë e pandashme e ndeshjeve ku ata janë pjesë përbërëse të shtabeve teknike respektive.
E nesër, do ta kemi sërish një duel të tillë. Tottenhemi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt, në derbin e javës së nëntë në ishull.
Londinezët janë në pjesën e epërme të tabelës dhe do të mundohen që ta fitojnë derbin e nesërm për ta vazhduar qëndrimin në krye, kurse “qytetarët” për t’u rikthyer në element, pasi gjenden në pozitën e 10, ku pas shtatë javësh kanë arkëtuar vetëm 12 pikë, statistika këto me të cilat nuk jemi mësuar ta shohim nënkampionin aktual.
/GazetaBlic/