Lajme

Nesër mbledhet Kryesia e re e Kuvendit

01/19/2020 23:46
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur për të hënën, më 20 janar 2020, mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të Legjislaturës VII.

Rendi i ditës parashikon shqyrtimin e kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore-SEECP dhe shqyrtimi i kërkesës për caktimin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për përfaqësim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë që Qeveria e re ende nuk është formuar.

A do t’ia plotësoj Vetëvendosje kërkesën LDK-së për kryekuvendarin?! Kjo është deklarata e fundit nga partia e Albin Kurtit!

02/19/2020 11:37

Konjufca me fjalë të mira për Edi Ramën: Ishte shumë aktiv për ta ndalë fushatën e Serbisë për çnjohje