Showtime

Nesër koncerti nga Gjurmët, këta janë emrat që do të performojnë

06/11/2019 11:16
nga:L I

Ata ishin bashkuar e kishin formuar një grup muzikor që la gjurmë në historinë artistike kosovare.

Me nismën e Migjen Kelmendit, së bashku me Armando Gjinin, Tomor Kurshumliun, Petrit Rizën dhe Bekim Dylën një grup me emrin “Gjurmët” kishte filluar të performonte në vitin 1980. Rrjedha e jetës ata i ka ndarë në vitin 1986, për të mos u bashkuar më kurrë.

Grupi “Gjurmët” do të rikthehen për publikun shqiptar edhe njëherë në Prishtinë, ku për Ditën e Çlirimit, do të performojnë në një koncert madhështor së bashku me shumë këngëtarë.

Mirëpo për fatin e keq të disa adhuruesve të tyre, biletat janë shitur që të gjitha. Koncerti do të mbahet në Sallën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, me 12-të qershor në ora 20:30.

Ndërsa kësaj here, bashkë me Gjurmët në skenë do të ngjiten pothuajse të njëjtit emra që ishin në Tiranë gati se katër vjet më parë.

Boiken Lako, Elina Duni, Genc Salihu, Violeta Zefi – janë disa nga emrat që këtë të Mrëkure, pritet t’i japin zjarr Prishtinës në ditën e saj të clirimit.

Një koncert të tillë, “Gjurmët” e kishin mbajtur edhe në vitin 2015-të, me 29-të tetor në Sallën e Kongreseve në Tiranë, derisa e mbajtën premtimin për tu rikthyer edhe njëherë në Prishtinë.