Sporti

Nesër fillon xhiroja e dytë në Superligë, na presin super-ndeshje

08/22/2019 18:30
nga:M K

Nesër me fillim nga ora 17:00 në “Bajram Aliu” të Skenderajt, fillon edhe xhiroja e dytë e edicionit të ri në Superligë.

Drenica e pret Llapin që korri fitore në duelin e parë përballë Vushtrrisë në “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic.

“Kuq e zinjtë” ndërkaq u mposhtën në derbin lokal nga Drenasi dhe do të tentojnë që të arrijnë te fitorja e parë, pasi dështimi eventual do të thoshte mbetje prapa qysh në start të sezonit.

Kujtojmë se ndeshja Prishtina-Dukagjini është shtyrë për më vonë, me qëllim të ruajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, derisa më poshtë mund t’i shihni të gjitha takimet e kësaj jave.

/GazetaBlic/

09/22/2019 15:56

Përfundojnë 45 minutat e para në ndeshjet e Superligës, rezultate interesante