Sporti

Nesër dy super-ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

08/23/2019 21:45
nga:M K

Elita e futbollit kosovar këtë fundjavë vazhdon me ndeshjet e xhiros së dytë, derisa njëra nga pesë ndeshjet e parapara u luajt sot.

Drenica mposhti Llapin me rezultat bindës 3-0, për t’i arkëtuar kështu tri pikët e para këtë edicion, derisa me po të njëjtin numër të pikëve, është edhe skuadra nga “Zahir Pajaziti”, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, nesër në program janë edhe dy duele të tjera.

Ballkani e pret Feronikelin, kurse Gjilani do të jetë mysafir i Ferizajt, që në javën e kaluar mposhti skuadrën tjetër nga Gjilani, Dritën.

Feronikeli fitoi në derbin drenicak ndaj “kuq e zinjëve” nga “Bajram Aliu” me rezultat 4-1, ndërsa nesër do të jetë mysafir i Ballkanit, që xhiron e parë barazoi në “18 Qershori” ndaj Dukagjinit të Klinës.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat nesër me fillim nga ora 17:00, derisa ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

10/16/2019 21:19

S’ka kthim prapa, gjyqtari nuk i pranon pikët e “Vreshtarëve” – Feronikeli shënon fitore historike në Superligë