Lajme

Nesër dita më e ftohtë e shkurtit, këto do të jenë temperaturat

02/14/2018 21:03
nga:Gazeta Blic

Pas janarit, edhe shkurti ka befasur me temperatura relativisht të larta, sidomos gjatë ditës.

Por, dita e nesërme do të jetë më e ftohta e këtij muaji, pasi temperaturat maksimale do të ulen në 1 gradë, ndërkaq ato minimalet në -3.

Temperaturë thuajse e ngjashme do të mbajë edhe dy ditëve në vazhdim me temperatura minimale në minus gradë, mirëpo gjatë këtyre ditëve temperatura maksimale do të shënojë rritje.

Temperatura do të nis te ngritet që nga fundjava, kur temperaturat minimale dhe maksimale do të shënojnë ngritje.