Lajme

Nesër diskutohet për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

11/13/2017 13:24
nga:F.B

Një sesion i Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mblidhet nesër në Nju Jork për të diskutuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm për punën e UNMIK-ut nga 16 korriku deri më 15 tetor.

Serbia do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Në fjalimin e tij, ai do t’i drejtohet raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së mbi punën e UNMIK-ut gjatë periudhës raportuese dhe do të paraqes vlerësimin e Beogradit në lidhje me situatën aktuale në Kosovë.

Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteres nesër në Këshillin e Sigurimit do të paraqitet nga Përfaqësuesi i tij Special në Kosovë, Zahir Tanin.

Në raportin e tij i cili u botua më pare, Guteres përsëriti rëndësinë e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës duke theksuar rëndësinë e zbatimin të marrëveshjeve të arritura në vitin 2013.

11/22/2017 10:01

Thaçi: Kosova dhe Kanadaja do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve