Sporti

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Ballkani – Larne, këto janë çmimet

07/22/2023 21:26
nga:Mergim Rreci

Ballkani dhe Larne do të përballen në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Skuadra kosovare u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe misionin e saj do ta vazhdojë në kompeticionin e tretë më të rëndësishëm për klube, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndeshja do të zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45,  kurse do të gjykohet nga gjyqtari Denys Shurman.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se nga nesër do të dalin biletat në shitje, me çmimet që janë këto:

VIP1- 25 euro

P1/P2 – 10 euro

L1/L2 – 5 euro