Lajme

Nesër certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare

3 ditë më parë
nga:G B

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës, ku si pikë e rendit të ditës ka certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

Përmes një komunikate, KQZ-ja ka njoftuar se mbledhja e radhës do të mbahet nesër, 27 mars 2025, ora 16:00.

Si pikë e rendit të ditës është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare.