Lajme

Nesër afati i fundit, 400 zyrtarë ende nuk kanë deklaruar pasurinë

03/31/2019 15:48
nga:A. R.

Prej 4700 zyrtarëve të lartë publikë që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, deri më tani një gjë të tillë e kanë bërë rreth 4300 zyrtarë.

Sipas Agjencisë Kundër Korrupsionit, ky afat llogaritet në përputhje me ligjin për procedurën e përgjithshme administrative..

Në një përgjigje dhënë KosovaPress-it, Afrim Atashi drejtor i Departamentit për Deklarim të Pasurisë, ka treguar se sa persona deri më tani kanë deklaruar pasurinë e tyre, ashtu edhe siç është e paraparë me ligj.

“Ju njoftojmë se dita e fundit e deklarimit të pasurisë është nesër (e hënë) me 1 prill 2019, deri më tani detyrim për deklarim të pasurisë e kanë përmbushur rreth 4300 zyrtarë të lartë publik”, ka thënë ai.

Ani pse nuk ka treguar se sa është numri i zyrtarëve të lartë publik, që nuk kanë dorëzuar ende formularët, ai ka thënë se brenda tri ditëve do të publikohet lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë.

“Agjencia menjëherë pas përfundimit të afatit fillon me procedurat e verifikimit dhe brenda 2-3 ditëve publikon listën njoftuese për zyrtaret që nuk e kanë deklaruar pasurinë”, ka përfunduar Atashi.

Procesi i deklarimit të pasurisë për vitin 2019, ka filluar më 1 mars dhe përfundon më datën 31 të këtij muaji.