Lajme

Nëse Vetëvendosje dështon ta formoj qeverinë, a do ta pranonte LDK mandatarin?! Kjo është përgjigja e Isa Mustafës

01/30/2020 15:27
nga:Gazeta Blic

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ende sheh mundësi që të formohet koalicioni me Vetëvendosjen.

Në një intervistë të dhënë për RTV 21, ai ka folur edhe çka do të ndodh nëse dështon VV ta formoj qeverinë.

I pyetur se a do ta pranonte LDK mandatarin për herën e dytë nëse dështon VV, Mustafa thotë se pas datës 4 shkurt është një situatë tjetër, raporton Gazeta Blic.

“Mendoj se kjo është çështje e Vetëvendosjes, që z. Kurti duhet ta shfytëzojë maksimalisht mandatin që e ka. Ajo pas datës 4 shkurt është një periudhë që asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të japë një përgjigje të tillë. Ne vullnetin tonë e kemi pasur dhe e kemi ta përmbyllim këtë koalicion me Vetëvendosjen, por natyrisht duke respektuar njëra- tjetrën si palë të kësaj marrëveshjeje”, ka theksuar Mustafa.

Ai ka folur edhe për zgjedhjet e reja, që sipas tij nuk do të ofronin zgjidhje.

“Mendoj se zgjedhjet nuk janë zgjidhje e vetme dhe nuk duhet të ndodhin. Mirëpo a do të ndodhin apo jo në rend të parë është përgjegjësi e partisë, e cila ka dalë e para. Zgjedhjet janë një instrument demokratik, por mendoj se qytetarët nuk kanë dalë në zgjedhje më 6 tetor të vitit të kaluar për të shkuar në zgjedhje të reja, por për të formuar institucionet e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Prandaj, sipas të parit të LDK-së, nuk duhet shumë të imtësohet kjo çështje, të shikohet në detaje tepër të holla, të dyshohet në qeverisjen e mëtutjeshme, por të bëhet qeveri prej njerëzve të zakonshëm, sepse ne nuk jemi të veçantë asnjëri në këtë vend.

“Do të thotë nuk jemi njerëz hyjnorë që duhet tash të pritet që me çdo kusht të arrihen edhe rezultate hyjnore. Jemi këta njerëz që jemi, të Kosovës, duhet t’i besojmë njëri- tjetrit dhe duhet ta bëjmë një qeveri që ju shërben qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, në linkun më poshtë mund ta gjeni intervistën e plotë:

 

Isa Mustafa vjen me një ide “kreative”: Nëse s’ka koalicion, VV-së ia votojmë qeverinë – por jo pa kushte

 

 

03/29/2020 14:58

Kurti: Presidenti të mendojë për datë të zgjedhjeve, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga VV