Lajme

“Nëse nuk merret vesh me LDK-në, Kurti të formojë qeverinë e pakicës”

01/30/2020 19:48
nga:N.K

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë dhënë disa opsione të zgjidhjes nëse lideri i VV-së, Albin Kurti nuk arrin të krijojë koalicion me LDK-në, shkruan GazetaBlic.

Sipas Kryeziut, Kurti duhet të krijojë qeveri të pakicës përmes një koalicioni parlamentar me njërën nga subjektet opozitare dhe të dakordohet për disa tema kyçe legjislative e politike.

Tutje Kryeziu ka thënë se Kurti duhet të formojë një koalicion qeverisës me partitë që vijnë nga komunitetet jo-shumicë dhe të kërkojë votën e deputëve të Kuvendit për t’u zgjedhur kryeministër, pa u dakorduar me asnjë grup tjetër politik.

Shkrimi i plotë:

Albin Kurti nese nuk arrin te kete koalicion qeverises me LDK-ne, duke marre parasysh vendosjen e vijave te kuqe per subjektet tjera, atehere para vetes i ka opsionet e limituara:

– te krijoje qeveri te pakices permes nje koalicioni parlamentar me njeren nga subjektet opozitare edhe te dakordohet per disa tema kyçe legjislative e politike.

Duke i dhene partise opozitare mbeshtetjen e qeverise per prioritetet e veçanta legjilsative, duke perfshire edhe shperndarjen e buxhetit, vendimet dhe veprimet si ajo per taksen, dialogun, kufijte etj. Ne kete menyre Albin Kurti do te siguronte votat e mjaftueshme per ta zgjedhur qeverine dhe per te qeverisur me mandat te plote apo edhe periudhe te caktuar kohore.
Ky format i qeverise pakice, do te mund te behet ne forme zyrtare apo edhe jozyrtare. Alex Salmond, qeverisi me qeveri te pakices per kater vite ne Skoci. Konservatori Stephen Harper beri te njejten gje ne Kanada. Qeveri te pakicave kemi pasur dhe ne Zelanden e Re, Australi, Suedi, Holande etj.
Ne Kosove, qeveria e kaluar e udhehequr nga Haradinaj, gjate mandatit edhe pse humbi shumicen parlamentare, vazhdoi te qeverise si qeveri e pakices dhe te kishte stabilitet te votave nga mbeshtetja e PSD-se si subjekt opozitar, deri ne doreheqjen e tij.

Qeverite e pakices jane treguar me te suksesshme sesa ato te shumices, per arsye te kontrollit me te madh qe ushtron legjislativi, si ne Kanade apo edhe shume shtete tjera. Por, edhe tek ne, psh. me mbeshtetjen dhe iniciativem e PSD, jane bere ligje te cilat asnje qeveri e shumices nuk ka arritur t’i miratoje, si Ligji per Kryeqytetin, Ligji i pagave, iniciativa per kodin pensional e te tjera.

– te formoje nje koalicion qeverises me partite qe vijne nga komunitetet jo-shumice edhe te kerkoje voten e deputeve te Kuvendit per t’u zgjedhur kryeminister, pa u dakorduar me asnje grup tjeter politik.

Albin Kurti nese nuk arrin te kete koalicion qeverises me LDK-ne, duke marre parasysh vendosjen e vijave te kuqe per…

Publiée par Ismet Kryeziu sur Jeudi 30 janvier 2020

09/27/2020 20:41

Kastrati: Albin Kurti ishte i pa interesuar ta ndërmarrë aksionin në Karaçevë, e përgëzoj Hotin