Sporti

“Nëse Messi largohet nga Barca, ai do të transferohet te Newells’s Old Boys”

05/29/2020 15:10
nga:M K

Messi vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar në mediat ndërkombëtare.

Kjo për faktin se e ardhmja e tij është edhe më tutje e pasigurtë, përcjell GazetaBlic.

Kontrata me Barcelonën i skadon në verën e vitit ë ardhshëm, por se emri i argjentinasit lakohet çdo merkato.

Së fundi, ka reaguar edhe kreu i klubit argjentinas, Newells’s Old Boys, Cristian D’Amico, që ka thënë se nëse Messi largohet nga Barcelona, do të transferohet në Argjentinë, aty ku kaloi vitet e para të karrierës.

“Messi do të vijë te Newell’s nëse vendos të largohet nga Barcelona”, ka thënë ndër të tjera D’Amico.

Pas problemeve të shumta dhe konfrontimit me Eric Abidal, u rritën spekulimet e mediave lidhur me interesimin e disa skuadrave për fituesin e gjashtëfishtë të “Topit të Artë” dhe largimit potencial të tij drejt Manchester Cityt e Interit.

/GazetaBlic/

09/22/2020 10:36

Rakitic: Kurrë s’kam qenë shok i ngushtë me Messin dhe Suarezin