Showtime

“Nëse merresh me drogë e vrasje, thonë hallall ju bëftë”, Ermali reagon sërish lidhur me kritikat që mori

12/05/2020 11:41
nga:M K

Ermal Mamaqi ka diçka për të thënë publikisht lidhur me kritikat për “Paketën e Suksesit”.

Ermal Mamaqi së fundi ka qenë pre e kritikave të shumta në rrjete sociale lidhur me çmimin e “Paketës së Suksesit”, shkruan lajmi.net.

Ai është kritikuar se vendosi çmim të lartë për këtë paketë, ndërsa lidhur me këto kritika vendosi të reagojë publikisht.

Me anë të postimit të fundit, moderatori thotë se ne shqiptarët jemi fanatik, ngase nëse bëjmë punë të këqija, siç është marrja me drogë, vjedhje e vrasje, të thonë “hallall”, ndërsa nëse bën një punë të mirë vendosesh në shënjestër.

Ermali sqaroi edhe një herë pikë për pikë se çfarë përmban trajnimi, ndërsa shton se shumica e njerëzve të suksesshëm janë ata që kanë nisur gjithçka nga zero.

07/31/2020 12:46

U digjet vetura në rrugë, Hetem Ramadani, Inva Mula, Ermal Mamaqi, shpëtojnë mrekullisht