Lajme

“Nëse Kryesia e LDK-së vendos për Hashim Thaçin, Vjosa Osmani natyrshëm në krye të LDK-së”!

06/01/2018 13:05
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Astrit Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, në lidhje me atë se a do ta mbështesin presidentin Hashim Thaçi, për shef të negociatave me Serbinë.

Ai përmes një shënimi në profilin e tij në Facebook ka thënë se nëse Kryesia e LDK-së vendos pro Hashim Thaçit, Vjosa Osmani do të jetë lidere e pakontestueshme.

Derisa sipas tij, ky vendim i Kryesisë, një pjesë të madhe të LDK-së e çon në pension.

Shënimi i plotë:

Vendimi i LDK-së për të mbështetur udhëheqjen e negociatave me Serbinë nga Presidenti, e etablon Vjosa Osmanin si lidere të pakontestueshme të LDK-së nga elektorati dhe lidere të natyrshme të partisë.

Hyrja ne koalicion me PDK-në, dhe pastaj angazhimi i pashoq i udheheqësisë së partisë për zgjedhjen e Thaçit si President, e katapultoi Vjosa Osmanin si deputeten më të votuar të LDK-së, me mbi 60 mijë vota.

Gjithashtu ky veprim i mundshëm i kryesisë do të mundësoj rritjen në popullaritet tek elektorati edhe të deputetëve tjerë që nuk e japin votën si p.sh.: Driton Selmanaj, Lumir Abdixhiku, Anton Quni, etj.

Pra me votën PRO, kryesia e vjetër e LDK-së do të votojë edhe për shkuarjen e saj në pension. Disave që janë të interesuar gjithashtu do t’ua shuaj edhe deshirën për t’u bërë lider i partisë.

Astrit Gashi

07/25/2018 11:22

Tre malazezët që u arrestuan ditë më parë në Prishtinë, ishin pajisur me pasaportë të Kosovës!