Lajme

Nëse jeni nga Kosova, nuk keni gjasa të merrni azil në Gjermani përveç në këtë rast

01/03/2018 19:43
nga:FL.B

Numri i vogël i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe të cilët në vitin 2017 e kanë arritur të drejtën për të qëndruar në Gjermani, bie në fushën e “rasteve të veçanta”.

Megjithatë, as atyre nuk u është garantuar qëndrime, shkruan DW dhe shton se ata që janë refuzuar nuk munden më të marrin as vizë.

Ndërkohë, sipas DW, Ligji Themelor e garanton të drejtën e azilit politik për personat e përndjekur, dhe këtu kërkuesit e azilit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia nuk kanë të drejt, pasi që nuk mund të pranohen se janë të përndjekur politikisht.

Saktësisht, Gjermania në fund të vitit 2015 i ka shpallur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor si “vende të sigurta”, respektivisht vende në të cilat nuk ka përndjekje politike.

Enti Federal për migrim dhe refugjat (BAMF) i ka refuzuar 97 për qind të të gjitha kërkesave për azil që janë bërë nga shtetasit të vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Vetëm një numër i vogël pas vitit 2015 e kanë marrë statusin e njerëzve që i mbron shteti gjerman dhe atë njerëz kanë kërkuar që të njihen si “raste të veçanta”.

Megjithatë, kriteret kryesore në “rastet e veçanta” është kohëzgjatja e qëndrimit në Gjermani dhe shkalla që ai person është integruar ose ka mundësi të integrohet, kurse çështja kryesore është nëse ai është në gjendje që me punën e tij t’ia siguroj vetes ekzistencën.

10/23/2018 10:20

Ndryshon shitja e biletave për ndeshjet e Kosovës